Mërgim Vojvoda ka thënë se Kosovës nuk i intereson se në çfarë pozite renditen në FIFA kundërshtarët e saj, sepse synimi i verdhekaltërve është gjithmonë të futen në ndeshje për të fituar, para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Malit të Zi të premten.
“Nuk duhet ta shikojmë ku ndodhen ata e ku ne në renditje e FIFA-s, por duhet të luajmë për t’i marrë tri pikë”, citon FFK fjalët e Vojvodës.
“Njëjtë vlen edhe kundër Anglisë që është brenda top dhjetëshes, duhet të luajmë në çdo ndeshje pa frikë. 11 lojtarë janë ata, 11 jemi ne”.
“Faktin që do të luhet ndeshja pa tifozë nuk e di ta vlerësoj keq apo mirë për ne. Normalisht çdo futbollist ka dëshirë të luajë në një stadium me shikues, por ndoshta malazezët do ta ndjejnë më shumë mungesën e shikuesve”, ka shtuar ai.
Mërgimi është pyetur edhe për transferimin te skuadra e tij e re Standard Liege, për të cilin tha se ndihet i lumtur për vendimin e marrë, pasi është njëri ndër klubet më të mëdha në Belgjikë krahas Anderlechtit.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...