Google ADS

Daut Haradinaj për veprimin e Daçiqit me dollarë: Tash vajto se nuk ju ka mbetë tjetër

22:47 | 4 Qershor 2019
Arbresh Info

Në Serbi së fundmi ka filluar një aksion në rrjetet sociale për sipas tyre “kthimin e Kosovës në Serbi” nëpërmjet rrugës paqësore.

Ky aksion është duke u zhvilluar në një mënyrë pak të çuditshme ashtu që ata po shkruajnë “Kosova është Serbi” në kartëmonedhën 100 euro, dollarëshe e valuta të tjera.

Këtë veprim e ka bërë edhe Ivica Dacic, i cili në një foto që po qarkullon në media shihet me këtë kartmonedhë me mbishkrimin në fjalë.

Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili në një postim në Facebook ka shkruar se Daçiqi po e poshtëron dollarin amerikan.

Haradinaj e ka porositur Daçiqin të vajtoj dhe të ruaj atë që e kanë më të mirën.


Më poshtë postimi i Haradinajt:

Daçiqi po e poshtëron dollarin Amerikan.Këtu ishit dhe ju turpëruam.

Ai dollari që ti po e fyn, ta tregoi vendin në 99’Tash vajto se tjetër nuk ju ka mbetë.Ruajeni atë që e keni më mirë për ju.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme