Google ADS

Dua Lipa bëhet imazh i brendit të njohur

22:53 | 4 Qershor 2019
Trina Galanxhi

Dua Lipa numëron edhe një sukses të ri.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është bërë fytyra e brendit të njohur të modës, “YSL”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar fansat se ajo ka nënshkruar me markën e njohur.

“Sekreti më i vështirë për tu mbajtur! Shumë krenare dhe e ngazëllyer të ju tregoj më në fund që unë jam fytyra e re e brendit “YSL”. Faleminderit për ekipin e mrekullueshëm të YSL që më bëtë të ndihem si në shtëpi”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Për ndryshe, ajo ndau me ndjekësit disa imazhe nga fotosesioni i realizuar për këtë brend, ku vjen atraktive e veshur me xhaketë të zezë.

https://www.instagram.com/p/ByR2IROheAA/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme