Përveçse është këngëtare e paparë, aktore, guru bukurie dhe së fundmi dizajnere mode, Rihanna është zyrtarisht femra më e paguar në botën e industrisë së muzikës.
Në listën vjetore të Forbes për vitin 2019, 31-vjeçarja kryesonte si këngëtarja më e paguar dhe nëse jeni kuriozë ju themi që pasuria e saj kap shifrat prej 600 milionë dollarë. Pos fitimeve në muzikë, Forbes raporton se linja kozmetike e saj, Fenty Beauty, i ka sjellë 570 milionë dollarë në vetëm 15 muaj biznes.
Paralelisht me linjën kozmetike, këngëtarja zgjeroi idetë dhe fuqitë e saj duke krijuar linjën e të brendshmeve, Savage x Fenty, që u lançua më 22 maj të këtij viti; një tjetër biznes që zgjeron edhe më shumë pasurinë e saj.
Këngëtaret që ylli i pop-it la pas janë:
Madonna vjen në vend të dytë (570 milion dollarë),
Celine Dion (450 milion dollarë),
Beyonce (400 milion dollarë), dhe
Taylor Swift (360 milion dollarë), e cila mbyll listën e pesë këngëtareve më të pasura në botën e muzikës.
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Shiu ekstrem përmbyt Mekën
Zyrtare: Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napol...
Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të doza...
Transformimi i sektorit energjetik/ Rama: E gjetëm me humbje...
Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes