Këtë vit e ka mbyllur si mos më keq, pasi Arsenali jo vetëm që nuk u kualifikua në Champions League e ardhshme nga renditja e kampionatit Premier, por edhe sepse dështoi në finalen e Europa League ndaj Chelsea.
Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Blick”, Granit Xhaka, teksa është ribashkuar me Zvicrën në grumbullim, përpara sfidës ndaj Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë, ka folur si lider, teksa do të mbajë shiritin e kapitenit.
“Nuk është hera e parë që e mbaj, por sigurisht që do të përfaqësoj sa më mirë Zvicrën dhe do të jap më të mirën time. Kemi grup të talentuar. Portugalia? Ka edhe pika të forta”.
“Cristiano Ronaldo duhet mbajtur shumë mirë, nuk duhet lënë. Duhet që të shpenzojë energji fizike, por jo me provokime apo faulla. Nuk jam dakord me këtë gjë”.
“Messi apo CR7? Messi është magjistar i topit, talent i lindur. Bën gjëra që shpesh pyet veten: si është e mundur? Ndërsa, Ronaldo është produkt i punës, edhe pse nuk ka talentin e Messit. Ronaldo punon në mënyrë maniakale dhe ka arritur çdo gjë duke ndjekur këtë linjë. Janë të dy super të mirë. Por, do të zgjidhja Messin”.
I ngacmuar edhe për festimin e tij ndaj Serbisë me shqiponjë, sqaroi: “Sigurisht, ishte festimi për një fitore të ardhur në fund. Por, e analizova shumë. Nuk do të ndodhë më dhe nuk hesht më kur bëhet fjalë për të komentuar”.
E ardhmja mbetet mister, teksa Xhaka i shkel syrin Dortmundit, ku stërvit Favre. “Me Favre kam raport të shkëlqyer dhe, pse jo, do të doja të stërvitesha sërish nga ai”./TeleSport/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?