Halil Kastrati, drejtues i organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka thënë se nuk e ka menduar asnjëherë në jetë se do ta arrij atë që ka arritur sot në ndihmë të të varfërve.
“Pasha Zotin ka rast që vetëm nëse e shikon në fytyrë e kupton situatën dhe jetën e tij. Ndonjëherë nuk ka nevojë të thuhet asnjë fjalë. Ka prej tyre që dëshiron që ta tregojë gjithë jetën e tij për dhjetë minuta. Secila familje është libër në vete. Familja te ne nuk di se po bëhet me banesë dhe s’e ka idenë se një ditë do t’i ndodhë. Si t’i futemi në oborr thonë se ‘puna u kry’, ka thënë Kastrati, njofton Klan Kosova.
“S’kam menduar kurrë se do të arrijë në këtë ditë. Edhe sot e kësaj dite e shohim stafin me “si ka mundësi”. 450 familje veç në Prizren në Natën e Kadrit janë furnizuar nga një pako në vlerë prej 55 euro. Pardje kemi nisur pesë shtëpi në komunën e Skenderajt, me këtë kalon 60 familje që kemi strehuar vetëm në Skënderaj”.
Ai në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se 25 shtëpi janë në plan që sivjet të ndërtohen në Skëndeaj në bashkëpunim me komunën.
“Janë 60 familje që duhet t’i strehojmë. Edhe në Zvicër e Gjermani ka njerëz që marrin ndihma sociale. Por nëse shkon me këtë ritëm për një kohë shumë të shkurtër s’do të ketë varfëri… bamirësia do të ngrihet në nivel tjetër”.
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së