Banorët nuk ikin nga fshati, një pjesë strehohen në shkollën e Floqit, të tjerët qëndrojnë në çadra

20:13 | 4 Qershor 2019
Arbresh.info

Banorët e fshatit Floq që mbetën në qiell të hapur si pasojë e tërmetit janë sistemuar në ambiente të ndryshme.

25 persona kryesisht nëna me fëmijë dhe të moshuar u strehuan nga fondacionet në Korçë, 45 persona u akomoduan në ambientet e përshtatura të shkollës për qëndrimin e përkohshëm, ndërsa 70 persona vijojnë të qëndrojnë në çadra. Frika nga përsëritja e tërmeteve por edhe shqetësimi për gjënë e gjallë i ka kushtëzuar lëvizjet e banorëve të cilët refuzojnë të lenë fshatin

Shqetësimi më i madh banorëve mbeten shtëpitë që janë bërë të pabanueshme ndërsa ende jetojnë me frikën e tërmeteve të tjera.

Ndërsa Ministria Olta Xhaçka pasi vizitoi banorët e fshatit të sistemuar në këto ambiente përkohësisht tha këtë premtim

“Do të ndërtohen të gjitha banesat e shkatërruara si dhe do të dëmshpërblehen familjet që kanë pësuar dëme nga kjo fatkeqësi natyrore”, u shpreh Olta Xhaçka.

NË Korçë u zhvillua edhe mbledhja e shtabit të emergjencave ku janë lënë detyrat për menaxhimin e situatës. Ndërkohë banorët do të strehohen të gjithë në ambiente të përkohshme deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme