Aktori i njohur i humorit, Marin Orhanasi, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” për të folur rreth përkushtimit ndaj agjërimit dhe besimit islam.
Ai tregoi se ka nisur të agjërojë që në vitet ’96 dhe pse këtë vit nuk agjëroi gjatë gjithë muajit të Ramazani.
Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli” e konisderoi të shenjtë fenë islame, duke treguar se besimi ndaj Zotit e ka ndihmuar të ndihet më mirë e të falë mëkatet.
Në bisedë e sipër mbi ritet dhe zakonet gjatë Festës së Bajramit, Marini shprehu dëshirën për të qenë babai i një vajze. Një dëshirë kjo që për momentin nuk është në listën e bashkëshortes, por ndoshta pas urimit të sinqertë të Marinit do ndryshojë mendim!
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...