Jurgen Klopp ka thënë se i pëlqen legjenda gjermane dhe presidenti i Bayern Munich, Franz Beckenbauer, por ka këmbëngulur se nuk do të largohet nga Liverpooli, me të cilin ka kontratë afatgjate.
Klopp e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me të kuqtë të shtunën në Madrid, duke e konfirmuar veten si ndër trajnerët më të kërkuar në botën e futbollit, transmeton Gazeta Express.
Presidenti i Bayern Munich Beckenbauer e ka thënë haptazi se dëshira e tij e madhe është që ta shohë Kloppin trajner të Bayernit një ditë, duke e quajtur bashkatdhetarin e vet si njërin prej trajnerëve më të mirë në botë.
Megjithatë, tifozët e Liverpoolit nuk kanë përse të brengosen, sepse Klopp e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë me të kuqtë.
“Më pëlqen Franz, dhe unë i pëlqej aij. Ama unë kam kontratë agjatgjate me Liverpoolin”, tha Klopp.
“Edhe Bayern Munich edhe Dortmund kanë trajnerë shumë të mirë. Dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë pas pesë vjetësh. Mbase atëherë do të ketë trajnerë krejtësisht tjerë”, shtoi ai
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?