Xherdan Shaqiri thotë se është i përqendruar që ta vazhdojë karrierën me Liverpoolin, përkundër që në këtë klub është detyruar ta pranojë një rol më të vogël në skuadrën që tani është shpallur kampione e Evropës.
Përfaqësuesi zviceran luajti 90 minuta vetëm shtatë herë gjatë sezonit të tij debutues në “Anfield”, por njëra ndër këto shtatë ndeshja ishte pikërisht fitorja me rezultat 4:0 kundër Barcelonës, transmeton Gazeta Express.
Pasi Mohamed Salahu luan në pozitën e preferuar të Shaqirit, në krahun e djathtë të sulmit, Shaqiri është i vetëdijshëm se do ta ketë të vështirë ta zë një vend në formacionin e parë. Por, ai është i lumtur të jetë vetëm pjesë e skuadrës.
“Jam në Liverpool FC, klubin më të mirë në Evropë. Trajneri ka shumë opsione të mira dhe ai duhet të vendosë se kush do të luajë”, ka thënë Shaqiri në një intervistë për Goal dhe SPOX.
“E dija para se të transferohesha këtu se konkurrenca për vendet në formacionin e parë do të jetë shumë e vështirë. Unë e kam një kontratë këtu dhe planifikoj të qëndroj”.
Shaqiri është shpallur kampion i Evropës për të dytën herë në karrierë, pasi që skuadra e tij, Liverpooli, triumfoi ndaj Tottenhamit me rezultat 2:0 në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
Ky sukses i Liverpoolit bën që Shaqiri ta shtojë edhe një tjetër medalje të artë të Ligës së Kampionëve në kabinetin e tij.
27-vjeçari e kishte shijuar ndjenjën e të qenit kampion i Evropës edhe në vitin 2013, kur me Bayern Munichun e mposhti Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve. Në atë kohë, Dortmundi drejtohej nga Jurgen Kloppi.
“Është një moment i veçantë për mua të qëndrojë këtu me medalje të artë sërish. Jam krenar dhe jam i lumtur. Mendoj se kam kontribuar për një pjesë të këtij titulli”.
Nikli tërhiqet nga garat/ Pas kampionit, reagon Llapi: Ne kë...
Reagon Ballkani pas tërheqjes së Feronikelit ’74 nga garat, ...
Deputetët e Frontit Evropian protestojnë në Kuvend e RMV-së ...
Zelensky sërish kërkon që Ukrainës t’i lejohen sulmet thellë...
Kurti zhvilloi darkë pune me përfaqësues të disa kompanive n...
Pajisja e përgjimit në veturën e Kajtazit, Musliu: Shqetësue...