Zonja e parë e Izraelit, Nechama Rivlin, 73 vjeçe, vdiq sot në mëngjes pas një beteje kundër një sëmundjeje respiratore, njoftoi sot zyra e presidentit të vendit.
Ajo vdiq në spitalin ”Beilinson”, në Petah Tikva.
Tre muaj më parë, ajo iu nënshtrua një operacioni.
Rivlin vuante nga fibroza pulmonare, që kërkon përdorimin konstant të bombulës së oksigjenit, që i vihej edhe gjatë ceremonive zyrtare, ku merrte pjesë së bashku me presidentin
“Në emër të të gjithë qytetarëve të Izraelit dhe bashkëshortes sime Sara, shpreh keqardhjen time të thellë për vdekjen e bashkëshortes së presidentit, Nehama Rivlin”, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Rivlin u lind në Moshav Herut, komunitet bujqësor në qendër të Izraelit. Prindërit e saj, Drora dhe Mendi, kishin emigruar nga Ukraina.
Në vitin 1971 ajo u martua me Reuven Rivlin dhe jetoi me të në Jeruzalem.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”