Elvana Gjata ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë!
Edhe pse i përket fesë katolike, këngëtarja ka bërë gjestin e përzemërt duke i kujtuar të gjithë fansat e saj myslimanë në këtë ditë të veçantë.
“Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”, shkruan ajo në postimin në Instagram.
Por fotoja e përzgjedhur ka ngjallur debate pasi në të shfaqen disa gra myslimane të mbuluara duke u falur.
Disa prej fansave shprehen të irrituar se kjo foto nuk ka lidhje me Shqipërinë, ndërsa të tjerë kanë cekur temën e mbulimit të grave myslimane.
“Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë”!
“Foto e frikshme, më kap panik”.
“Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”.
Ka dhe nga ata që e quajnë një gjest fisnik këtë postim të këngëtares, duke qenë se ajo i përket besimit katolik:
“Shumë fisnike nga ana jote, Gëzuar”.
“Bravo @elvanagjataaaa pavarësisht që s’je myslimane, e urove Bajramin në mënyrën më të mirë dhe të sinqertë të mundshme. Yll”.
Këngëtarja ka zgjedhur të mos replikojë më asnjërin prej tyre, të paktën për momentin!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?