Google ADS

Maunet me derivate që Dogana i ktheu mbrapshtë janë të HIB Petroll

14:57 | 4 Qershor 2019
Arbresh.info

Një numër maunesh janë kthyer mbrapshtë nga Dogana dhe Policia e Kosovës javën që shkoi, pasi derivatet që kishin destinacion tregun e Kosovës nuk i kanë plotësuar parametrat e cilësisë që kërkohen.

Gazeta NewBorn, ka sjellë dokumentet si dëshmi ku HIB Petrollit, dogana ia kthen prapa maunet me derivate.

Kompania HIB, e ka të drejtën ekskluzive për të marrë naftën në Ballc dhe në Kosovë e sjell përmes firmave të tjera për t’i shitur këtu.

Në dokumentin e Doganës së Kosovës, ndër tjera thuhet se, nga rezultatet e testimit të kryera në laborator rezulton se malli lëndor benzinë nuk përmbush kërkesat e standardeve sipas disa prej parametrave të analizuar dhe për këtë arsye nuk iu lejohet importi në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij dokumenti, obligohet agjencioni doganor i autorizuar nga pala “Hib Shped” me numër fiskal 600177332 që për kthimin prapa të dërgesave në fjalë të depozitoj deklaratat T-2.

Kompania në fjalë, “Hib Shped”, sipas ARBK-së, pronar legjitim i saj është Fisnik Bucaliu.

Ndryshe, dy ditë më parë, Gazeta NeëBorn, ka shkruar se HIB Petroll po ballafaqohet me bllokimin e cisternave të derivateve në doganë.

Kjo kompani, e cila furnizon institucionet e Kosovës, është ballafaquar shpesh edhe me dënime të tjera.

Autocisternat e HIP Petrollit nga Ferizaj, ka ditë të tëra që i janë bllokuar në doganë për shkak të naftës dhe benzinës të importuar nga Ballshi që është i kontrabanduar nga vendet tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme