Google ADS

Si mund të fuqizohet transparenca buxhetore në komunën e Lipjanit

14:43 | 4 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjatë viteve të fundit shpeshherë në Lipjan janë organizuar debate të ndryshme ndërmjet pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile për të debatuar rreth transparencës buxhetore dhe llogaridhënies komunale. Për çdo vjet prezantohen të arriturat por edhe sfidat me të cilat përballet komuna e Lipjanit.

Ndonëse,në qytet dhe nëpër fshatra brenda vitit realizohen dhjetëra projekte të ndryshme, mirëpo kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë evidente për ndërtim të infrastrukturës rrugore, ndërtim të shkollave dhe si kërkesë e vazhdueshme për ndërtim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Pra, transparenca buxhetore duhet të rritet edhe më shumë në mënyrë që në terren të realizohen projekte në interes të qytetarëve. Ndërkaq, subjektet politike, organizatat joqeveritare dhe institucionet publike duhet të angazhohen sa më shumë me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve për një menaxhim sa më të mirë të parasë publike, andaj në këtë mënyrë do të rritet transparenca buxhetore dhe llogaridhënia e komunës karshi interesit qytetar.

Në këtë komunë janë shënuar edhe raste kur përfituesit e serrave apo moti-kultivatorëve, të cilët nuk i kanë shfrytëzuar për nevojat e tyre, madje janë shënuar edhe raste që ato janë shitur, prandaj komuna duhet të ketë kujdes se kënd po e subvencionon me paranë publike në këmbim të pajisjeve bujqësore dhe ndërkohë duhet të angazhohej se si po shfrytëzohen mjetet e punës nga përfituesit.Për ta rritur transparencën buxhetore duhet të organizohen debate me qytetarë rreth përgatitjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore. Pra, demokratizimi dhe hapja e procesit të hartimit të buxheteve është një ndër fushat kryesore drejt krijimit të një shoqërie të hapur dhe prosperuese. Një buxhet transparent, i qasshëm, dhe i saktë u mundëson qytetarëve pjesëmarrje aktive gjatë ndarjes së buxhetit dhe gjatë hartimit të politikave buxhetore. Janë dyshimet se nëpër asfaltim të rrugëve fitohet shumë dhe më lehtë kryhen ato punë, ndërkohë komuna nuk po realizon ndonjë projekt tjetër interesant zhvillimor. Prandaj këshilltarët e Kuvendit Komunal duhet të mundohemi ta ndryshojmë strukturën buxhetore e cila është e disfavorshme dhe jo atraktive për qytetarët.

Ndërkaq, dëgjimet buxhetore janë mjaftë të rëndësishme për të gjithë, derisa qytetarët e kanë mundësinë e shprehjes dhe ngritjen e kërkesave të cilat duhet të realizohen nga ekzekutivi i komunës. Pra, qëllimi i këtyre dëgjimeve buxhetore nëpër komuna është se vetë qytetarët duhet t’i përcaktojnë prioritetet, duke bërë vërejtjet dhe plotësime në draft-buxhetin e përgatitur për kornizën afatmesme buxhetore. Dëgjimet buxhetore janë mjaftë të rëndësishme për të gjithë derisa qytetarët e kanë mundësinë e shprehjes dhe ngritjen e kërkesave të cilat duhet të realizohen nga ekzekutivi i komunës. Ndërkohë këshilltarët e KK-së në këto procese nuk po e japin kontributin e vetë për t’i përforcuar dhe argumentuar në Kuvend kërkesat dhe hallet e qytetarëve.

Derisa këshilltarët e KK-së nuk po marrin pjesë nëpër dëgjime buxhetore, ata shpeshherë nuk janë në dijeni se me çfarë telashesh po ballafaqohen qytetarët apo bashkëfshatarët e tyre nga të cilët janë votuar. Pra, qëllimi i këtyre dëgjimeve buxhetore nëpër komuna është se vetë qytetarët duhet t’i përcaktojnë prioritetet, duke bërë vërejtjet dhe plotësime në draft-buxhetin e përgatitur për kornizën afatmesme buxhetore, andaj propozimet konkrete përmbushin nevojat e tyre, pasi që ky është buxheti i qytetarëve, ndërkohë këshilltarët e KK-së duhet të jenë prezent nëpër këto dëgjime buxhetore në mënyrë që të debatojnë në kuvend për realizimin e kërkesave të qytetarëve.Po ashtu, në këto raste edhe shoqëria civile duhet të jetë e përkrahur nga komuna me qëllim që të organizohen dhe të gjenden format për pjesëmarrjen e qytetareve në dëgjimet buxhetore. Zakonisht qytetarët gjatë procesit të dëgjimeve buxhetore dhe hartimit të buxhetit komunal po ngritin kërkesa individuale por rrallëherë ndonjë kërkesë madhore për zhvillim ekonomik nëpërmjet të cilës mund të hapen vende të reja të punës.Do të ishte mirë që ekzekutivi të konsultohet sa më shumë me OJQ-të, me përfaqësuesit e fshatrave dhe të mbajnë debate paraprake para se të filloi agjenda e tubimeve. Por, orari i këtyre takimeve po mbahet në një periudhë të papërshtatshëm gjatë muajit gusht derisa qytetarët janë nëpër pushime verore. Transparenca e plotë buxhetore për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e organizatave buxhetore të Republikës së Kosovës është një nga parakushtet kryesore për llogaridhënie dhe njëra nga mënyrat për të parandaluar keqmenaxhimin me paranë publike.

Rritja e transparencës buxhetore gjithashtu ndikon në përfshirjen e qytetarëve në procesin buxhetor dhe mund të ndikojë në rritjen e të hyrave komunale.Ndërkohë, Komuna e Lipjanit ka filluar edhe hartimin e një plani të veprimit për transparencë dhe llogaridhënie i cili do të mbetët në fuqi deri në vitin 2023. Ky dokument ka për qëllim fuqizimin e mëtejmë të llogaridhënies, transparencës dhe informimin e qytetarëve i cili ndërlidhet në një mënyrë edhe me transparencën buxhetore. Mirëpo, këtij plani ende i mungojnë disa objektiva mjaftë të rëndësishme si hapa konkret për ta përmbushur planin e veprimit për transparencë. Transparenca në komunën e Lipjanit duhet të ketë për qëllim fuqizimin e mëtejmë të llogaridhënies, ndërkaq, si bazë ligjore e këtij plani duhet të jetë udhëzimi administrativ Nr. 04/2018 për transparencë të komunave, pastaj duhet të mbahen edhe debate publike me qytetar sepse sugjerimet dhe vërejtjet e tyre mund të kontribuojnë edhe më shumë në këtë dokument, ndërkohë të gjitha ato kërkesa duhet të inkorporohen dhe duhet të miratohen në njërën nga seancat e Kuvendit komunal për miratim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme