Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se mbledhja e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të jetë shumë e rëndësishme qoftë për vazhdimësinë e shqyrtimit të çështjes së Kosovës në KS, po ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të fundit, të cilat kanë çrregulluar stabilitetin, sipas tij, edhe ashtu të brishtë në Kosovës.
Ai në bisedën me të dërguarin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, tha se mbledhja në të cilën do të shqyrtohet raporti i punës së UNMIK-ut është rast që të bisedohet për situatën aktuale në Kosovë, si dhe për mënyrat që UNMIK-u dhe misionet e tjera ndërkombëtare mund të kontribuojnë për stabilizimin e situatës, transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.
“Për ne shqyrtimi i pandërprerë i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, në përputhje me Rezolutën 1244 ka rëndësi esenciale”, citojnë mediat serbe komunikatën nga kabineti i Presidencës së Serbisë.
Sipas raportimeve, Vuçiq është shprehur se kjo ka rëndësi që Këshilli i Sigurimit dhe komuniteti ndërkombëtar të informohen rregullisht dhe në mënyrë transparente për gjendjen në terren, për situatën politike dhe të sigurisë, veçmas nga aspekti i pozitës së serbëve dhe i joshqiptarëve të tjerë, mbi sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare, si dhe në lidhje me problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.
Siç është shprehur Vuçiq, “Fakti se pala prishtinase në vazhdimësi ndërmerr veprime iracionale dhe të njëanshme dhe në mënyrë konstante bën provokime, vetëm sa konfirmon se Prishtina punon në vazhdimësi në drejtim të pamundësimit të çfarëdo dialogu” .
Vuçiq, theksojnë mediat, ka dënuar sulmin ndaj të punësuarve të OKB-së gjatë aksionit të fundit të njësive speciale të Policisë së Kosovës, me ç’rast është lënduar një pjesëtar i misionit të UNMIK-ut, e që, sipas tij, ishte përpjekje për të komprometuar misionin e OKB-së në Kosovë, transmeton Koha.net.
“Roli i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka rëndësi vendimtare për Serbinë” ka thënë Vuçiq.
Bashkëbiseduesit konkluduan se prania ndërkombëtare në Kosovë është më shumë se e nevojshme, duke pasur parasysh faktin se situata vazhdon të jetë jostabile, me incidente të shpeshta dhe tensione’, raporton FoNet.
Në ndërkohë, shefin e UNMIK-ut, në takim e ka pritur edhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin.
Ai i ka thënë Tahinit se “Rusia do të bëjë çdo gjë që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë të gjitha masat në lidhje me keqtrajtimin e punëtorit të UNMIK-ut, nga Policia e Kosovës”.
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...