Google ADS

Ministrja Hoxha uron festën e Bajramit

13:17 | 4 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame, në vend dhe diasporë, me dëshirat më të mira që festën ta kalojnë me shëndet të mirë, begati e harmoni.

Ky është urimi i Ministres Hoxha në Facebook:

“Gëzuar festa e Bajramit!

Të gjithë besimtarëve të fesë islame në vendin tonë dhe diasporë, ua uroj përzemërsisht festën e Bajramit, me dëshirat më të mira që festën ta kalojnë me shëndet të mirë, begati e harmoni.

Kjo festë është festë e solidaritetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, e rikonfirmimit të vlerave fetare e njerëzore të qytetarëve tanë me plot mirëkuptim për tolerancën dhe harmoninë fetare.

Gëzuar dhe urime festa e Bajramit!”

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme