“Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në Klinë”

12:49 | 4 Qershor 2019
L G

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në fshatin Zllakuqan të Komunës së Klinës,shkruan arbresh.info.

Banorët e fshatit Zllakuqan nga kjo gjendje shprehen mjaft të shqetësuar, ata thonë se shiu ka përçuar edhe në katet e para të shumë shtëpive.

Gjithashtu, ata tregojnë që këto reshje të shiut ua kanë dëmtuar të mbjellurat dhe punëtoritë ku ato punonin për ta mbajtur familjen.

Sipas tyre nuk është hera e parë që ka vërshime në këtë fshat.  Banorët ankohen që nuk kanë kanalizime, prandaj po ndodh të ju dëmtohen të gjitha.

Madje thonë se kanë bërë kërkesën mbi 10 herë në Komunën e Klinës, që të ketë kanazlime,  por nuk kane marrë asnjëherë ndonjë përgjigje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme