Udhëheqësit ushtarakë të Sudanit thanë se do të braktistin të gjitha marrëveshjet ekzistuese me koalicionin kryesor të opozitës dhe se do të mbajnë zgjedhje brenda nëntë muajsh.
Njoftimi vjen pasi ushtria u përball me kritika të shumta nga ndërkombëtarët, për shkak të dhunës ndaj protestuesve, të hënën në qytetin Kartum, ku mbetën të vrarë së paku 30 vetë.
Shtetet e Bashkuara e cilësuan sulmin e ushtrisë si “brutal”.
Sudani qeveriset nga Këshilli i Përkohshëm Ushtarak prejse presidenti Omar al-Bashir u përmbys nga pushteti, gjatë një puçi në muajin prill.
Bashir, i cili sundoi Sudanin për dekada, u rrëzua dhe u arrestua pas disa muajsh protesta kundër qeverisë së tij.
Por, protestuesit i vazhduan tubimet, duke thënë se krerët e rinj ushtarakë janë vetëm vazhdim i regjimit të Bashirit.
Protestuesit kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile.
Fillimisht ka qenë e paraparë që tranzicioni te sundimi civil të zgjasë tre vjet, por kreu i Këshillit të Përkohshëm Ushtarak, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, tha se zgjedhjet do të mbahen brenda nëntë muajsh, me mbikëqyrje rajonale dhe ndërkombëtare.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre