Autoritet zyrtare të sistemit të drejtësisë dhe gjitha instancat e tjera të Kosovës nuk mundet të ketë sovranitet mbi veriun po thotë ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic.
Dacic ka zgjedhur që përsëri të lëshoj deklarata provokuese në drejtim të Kosovë dhe të ngritë tensionet në veriun e Kosovës, atje ku strukturat paralele funksionojnë me direktiva nga Beogradi.
Ai ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të qëndrojë në faktin që Kosova nuk mund ta mbajë nën sovranitetin e vet, pjesën veriore.
“Veriu i Kosovës nuk mund të qëndrojë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi. Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta mbyllë çështjen e Kosovës si problem që gjeneron jostabilitet, besoj se kjo çështje do të zgjidhet”, ka thënë Dacic në një intervistë për televizionin O2.
Ai ka thënë se problemi për këtë formulë nuk qëndron në mospajtime mes SHBA-së e Rusisë, por mes SHBA-së dhe partnerëve të saj evropian.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...