Google ADS

Veseli: Ta kujtojmë të kaluarën por më shumë të mendojmë për të ardhmen

10:20 | 4 Qershor 2019
Arbresh.info

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Bashkësinë Islame e vizitoi edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Veseli i uroi të gjithë qytetarëve festën e Fitër Bajramit, duke uruar më së shumti familjarëve që ndajnë dhimbje në këtë ditë, raporton Arbresh.info.

“Urime të gjithëve më së shumti atyre që ndajnë dhimbje në këtë dite që janë ndarë nga familjaret e tyre dhe për familjet që kanë dhënë më së shumti për Kosovën, dëshmorët tanë. Pas këtij muaji të shenjtë ne si komb ta kujtojmë të kaluarën tonë por më shumë ta mendojmë të ardhmen. Faleminderit Myftiut për çdo gjë që bënë mbron vlerat universale të njerzimit është pikërisht kjo që po bënë Bashkësia Islame. Urime të gjithëve”, tha Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme