Google ADS

Bahtiri viziton BIK-un: Vetëm si shërbëtor i vendit dhe i atdheut  mund të shkojmë përpara

09:42 | 4 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtri me rastin e festës së Fiter Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Bahtri në emer të AKR-së tha se kemi ardhur ta nderojmë Bashkësinë Islame, raporton Arbresh.info.

Urimi i tij ishte që gjithë përfaquesit shtetërorë t’i bashkojnë forcat që të bëjnë më të mirën për vendin tonë.

“Në emër të AKR-së erdhëm të nderojmë myftiun dhe Bashkësisë Islame e cila me të vërtet përqon paqe e që paqja i duhet Kosovës. Ne i bashkohemk thirrjes që të gjithë përfaquesit shtetëror t’i bashkojnë forcat që ta bëjnë më të mirën për vendin sepse vetëm si shërbëtor i vendit dhe i atdheut  mund të shkojmë përpara”, tha Bahtiri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme