Google ADS

SHBA nis hetime ndaj kompanive më të mëdha të teknologjisë

09:29 | 4 Qershor 2019
Arbresh.info

Ligjvënësit amerikanë hapën hetime ndaj disa kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.

Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve premtoi se do të rishikojë “nga fundi në krye fuqinë e tregut, që kontrollohet nga platformat gjigante të teknologjisë”.

Asnjë kompani nuk u përmend me emër, por ekspertët e industrisë konstatuan se hetimet, të parat e këtij lloji nga Kongresi, kanë në shënjestër kompanitë: Facebook, Google, Amazon dhe Apple.

Raportet e publikuara në mediat amerikane thanë se Departamenti i Drejtësisë do të hetojë praktikat e konkurrencës në Google.

Sipas gazetës Wall Street Journal, Komisioni Federal i Tregtisë i ka siguruar të drejtat për të hetuar Facebook-un.

Pas këtyre lajmeve, çmimet e aksioneve të të katër kompanive ranë ndjeshëm.

Në SHBA ka pasur presion në rritje për hetimin e këtyre kompanive.

Në Evropë, ndërkaq, hetimet e ngjashme kanë rezultuar deri më tash me miliarda dollarë gjoba për Google.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme