Xhaferi për vizitë zyrtare në Zvicër

09:05 | 4 Qershor 2019
V. S.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi prej sot deri ditën e enjte do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bern të Zvicës me ftesë të Marina Karabio Gusketi që është kryetare e Kuvendit Federal të Konfederatës së Zvicrës.

Në përbërje të delegacionit të Kuvendit janë deputetët Xhavat Ademi i cili është kryetar i grupit për bashkëpunim me Kuvendin e Konfederatës së Zvicrës, si dhe anëtarët e grupit, Mira Stojçevska dhe Pavlinçe Çestojnova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të Programit për vizitën, janë parashikuar takime me Marina Korobio Gusketi, me Nikoleta Mariolini – deputete federale përgjegjëse për plurilingualizëm, me kryetarin e Këshillit Shtetëror, Zhan Rene Furnier, si edhe Kristina Marti Lang – Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Konfederatës së Zvicrës.

Në kuadër të programit, do të ketë prezantim dhe diskutim për projektet e Drejtorisë për zhvillim dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me shërbimet kuvendare./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme