Google ADS

Shpërthimi trondit Vlorën, hidhet në erë biznesi i huaj

08:02 | 4 Qershor 2019
arbresh.info

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në orët e para të mengjesit të së martës në ambientet e jashtme të një biznesi privat në afërsi të rrugës Transballkanike.

Dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë eksplozive ndersa demet jane te konsiderueshme. Objektiv i shperthimit ka qene nje fabrike dhe magazine veshjesh ne pronesi te nje shtetasi te huaj.

Policia ka shoqëruar dy persona të dyshuar për ngjarjen. Në vendgjarje ndodhen efektivë të policisë për të sqaruar rrethanat e këtij shpërthimi.

Por policia ende nuk ka dhënë detaje për shpërthimin që ka tronditur të gjithë zonën./Lajmifundit/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme