“Terrorizmi kundër Iranit synon civilë të pafajshëm. Ata janë sanksionuar “, tha ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif të hënën përcjell Reuters.
“Kjo është ‘lufta ekonomike e vërtetë e DonaldTrump. Dhe lufta dhe bisedimet me ose pa parakushte nuk shkojnë së bashku,” shtoi Zarif.
Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së Mike Pompeo tha të dielën se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të angazhoheshin me Iranin pa parakushte për programin e saj bërthamor, por duhet të shohin se vendi sillet si “një komb normal” së pari, transmeton BW.
Tensionet mes dy armiqve janë përshkallëzuar në muajin e kaluar, një vit pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një marrëveshje midis Iranit dhe fuqive globale për të frenuar programin bërthamor të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Uashingtoni rivendosi sanksionet vitin e kaluar dhe i shtrëngoi ashpër në fillim të muajit të kaluar, duke urdhëruar të gjitha vendet të ndalnin importet e naftës iraniane. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu në konfrontimin ushtarak, duke dërguar forca shtesë në rajon për të kundërshtuar atë që përshkruan si kërcënime iraniane.
Irani nga ana e tij është përgjigjur duke kërcënuar rritjen e prodhimit të uraniumit të pasuruar përtej kufijve të vendosur në marrëveshjen bërthamore, megjithëse ende nuk e ka bërë këtë. Të dyja palët kanë bërë vërejtje të përsëritura në javët e fundit rreth bisedimeve të mundshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, duke thënë se pala tjetër duhet të veprojë së pari.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës