Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Alibaba, Jack Ma, është njeriu më i pasur në Kinë që prej kur kompania u bë publike.
Në anën tjetër, Ma shprehet se ai ishte po aq i lumtur, mbase edhe më i lumtur, kur me vështirësi arrinte të fitonte ndonjë të ardhur në kohën kur sapo e përfundoi kolegjin.
Pas diplomimit në vitin 1998, ai punoi si mësues i gjuhës angleze në një universitet lokal në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou. Sipas një dokumentari mbi jetën e Ma, i quajtur “Krokodil në Yangtze”, në atë periudhë ai arrinte t’i fitonte 12 dollarë në muaj, përcjell Telegrafi.
Gjatë një fjalimi të tij, Ma iu është referuar asaj periudhe si koha më e mirë e jetës së tij, shkruan telegrafi.
Ai shprehet se kur nuk ke shumë para, e di si do t’i shpenzosh, por kur bëhesh miliarder, je përpara shumë përgjegjësive.
“Nëse disponon më pak se një milion dollarë, ti e di si do t’i shpenzosh ato para. Ndërsa kur ke një miliard dollarë, atëherë ato nuk janë më paratë e tua… Paratë që unë kam sot përbëjnë përgjegjësi për mua. Ato janë besimi i njerëzve tek unë”, kishte thënë ai.
Ma si 54 vjeçar, sipas Forbes vlerësohet se ka pasuri prej 35 miliardë dollarësh dhe gjendet në pozitën e 21 të miliarderëve botëror.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...