Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, tha se ai që nuk e respekton Rezolutën 1244 për Kosovën duhet të mbajë përgjegjësi.
Volodin i bëri komentet të hënën në Kuvendin e Serbisë.
“Mungesa e një reagimi të qartë të Bashkimt Evropian ndaj provokimeve të Kosovës ngre dyshime se BE-ja është në gjendje të veprojë si një ndërmjetëse në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Volodin, transmeton REL
“Konsiderojmë se të gjitha palët duhet ta respektojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. E, ata që nuk e respektojnë, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Volodin në një seancë të posaçme të Kuvendit të Serbisë, që u mbajt me rastin e vizitës së tij.
Rezoluta 1244, e miratuar në qershor të vitit 1999 nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, autorizoi një prani ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë dhe themeloi Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK).
Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008 dhe udhëheqësit e saj thonë se misioni i UNMIK-ut është tashmë i tejkaluar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në takim me Volodinin se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë shumë të afërta, porse është e domosdoshme të punohet në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur dialogun për normalizim marrëdhëniesh qysh në vitin 2011.
Procesi aktualisht ka ngecur për shkak të, siç është thënë, taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës