Google ADS

O’Connell uron festën e Fitër Bajramit

23:45 | 3 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, O’Connell u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë paqe dhe gëzime.

“Të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe kudo në botë, ju uroj juve dhe familjeve tuaja me fat Fitër Bajramin (Eid al-Fitr), paqe dhe gëzime”, ka shkruar O’Connell në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme