Sot, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, vizitoi Sirinë dhe kryekriminelin e saj Bashar Al Assad, i cili ka duart plot gjak nga krimet e tij të luftës.
E njëjta Kishë serbe është qe bekoi krimet e Millosheviqit, Karaxhiqit dhe Mlladiqit në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë dhe e njejta Kishë serbe që e ka mbajtur të burgosur shoqërinë serbe në një botë paralele.
Për këtë ka reaguar edhe kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter e ka quajtur të turpshëm këtë vizitë.
“Assadi e ka pritur sot Patriarkun Irinej, drejtuesin e Kishës Ortodokse Serbe. Ai e drejton të njëjtën Kishë e cila i ka bekuar kriminelët gjatë viteve të 90-ta dhe e ka mbajtur shoqërinë serbe të jetojë në një botë paralele. Ai duhet ta vizitojë Reçakun, Izbicën dhe Krushën dhe të takojë të mbijetuarit në vend që t’i vizitojë sërish kriminelët e luftës. Turp të kesh”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
https://twitter.com/pacollibehgjet/status/1135644768204201984
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës