Kjo protestë shënoi numrin më të ulët të pjesëmarrjes në sytë e numrit dy të Partisë Socialiste. Përtej numrit të ulët u panë edhe anë të tjera të saj sipas Taulant Ballës.
“Nuk ka asnjë dyshim që personat e dhunshëm me kapucë të zinj janë inspiruar, janë urdhëruar, janë pajisur me mjete shpërthyese terrori në zyrat e partisë Demokratike”, tha Balla.
Në të u pa më shumë dhunë, më shumë maska dhe lëndë shpërthyese që rrezikuan seriozisht jetën e forcave të rendit, por edhe të pjesëmarrësve apo dhe kalimtarëve. Përballë dhunës së pësuar, shtatë punonjës të Policisë së Shtetit u lënduan dhe pesë prej tyre patën nevojë për asistencë të specializuar në spital për shkak të plagëve të marra.
Një protestë e tillë ka kujt ti shërbejë nënvizoi kreu i grupit parlamentar socialist duke huazuar shprehjen e kryeministrit Rama thënë në gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
“Janë protesta, dhuna e të cilave nuk con ujë të rruga integruese e bashkimit evropian por te ata që kanë interesa të kundërta me ato që na ka bërë bashkë në familjen euro-atlantike”.
Protestat e dhunshme në një vend anëtar NATO dhe aspirant për anëtarësim në BE, çon ujë në interes të kundërshtarëve të Aleancës.
Gjithsesi thotë se nuk kanë hequr dorë nga ftesa për dialog edhe pse kreu i qeverisë u dorëzua me letrat publike drejtuar Lulzim Bashës e së fundi demokratëve nga rrjetet sociale.
“Ne e kemi shprehur dhe vijojmë e shprehim disponibilitetin tonë për dialog”
Sa për zgjedhjet askush nuk mund ti shtyjë, as presidenti tha ai.
“Thyerja e ligjit është vepër e papranueshme dhe thyerja e kushtetuetës është vepër shumë më e papranueshme kështuqë skam si e komentoj dicka që nuk shkon në imagjinatën e askujt ndoshta edhe në imagjinatën e kolegut tim të ri Kujtim Gjuzit”, tha Balla./ABC News Albania
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele