Irina Shayk dhe Bradley Cooper drejt divorcit

23:11 | 3 Qershor 2019
Trina Galanxhi

Çifti i njohur, Shayk – Cooper, duket se janë afër t’i japin fund lidhjes së tyre martesore, e cila filloi katër vite më parë.

Marrëdhënia mes Bradley Cooper-it dhe Irina Shayk-ut është drejt përfundimit, shkruan ‘New York Post’ transmeton lajmi.net.

Kështu të paktën thonë burime të ndryshme, të cilat insistojnë se Irina dhe Bradley kanë kohë që përpiqen ta rikthejnë marrëdhënien si në ditët e para të lidhjes.

“Asnjëri prej dyve nuk është i lumtur. Marrëdhënia e tyre po varet prej një fije peri.”, shprehen disa persona të afërt me çiftin.

Ata lidhen martesë në vitin 2015 dhe kanë edhe një vajzë dy vjeçe, Lea De Seine-n.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme