Google ADS

Tri formacionet e mundshme të Real Madridit me Hazardin

20:50 | 3 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Eden Hazard pritet të prezantohet së shpejti si lojtar i Real Madridit, pasi ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi i transferimit.

Ylli belg ka deklaruar largimin nga Chelsea këtë verë, ndërsa tashmë dihet edhe marrëveshja personale me gjigantin spanjoll, Real Madridin.

Zyrtarizimi i Hazardit në Santiago Bernabeu është afër dhe pasi kanë mbetur vetëm edhe disa detaje mes Realit dhe Chelseat.

Por, ku dhe si do të luaj Hazard te Real Madridi?

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar tri formacione me yllin belg në sulm, si i preferuari i trajnerit Zidane.

Tek formacioni i parë Hazard do të luaj si sulmues i krahut të majtë, ashtu sikurse të formacioni i tretë, ndërsa tek i dyti do të luaj si ‘trekuartista’ pas sulmuesve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme