Google ADS

Lavrov: Problemet në Siri dhe Venezuelë zgjidhen vetëm me dialog

21:00 | 3 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov deklaroi sot se problemet e Sirisë dhe Venezuelës duhet të zgjidhen me dialog, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me homologun e tij kolumbian, Carlos Holmes Trujillo.

“Problemet e Sirisë dhe Venezuelës duhet të zgjidhen me dialog. Sipas Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vetëm sirianët mund ta përcaktojnë të ardhmen e tyre. Ne besojmë se një qasje e ngjashme vlen edhe për Venezuelën”, tha Lavrov.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo pasi theksoi se vendi i tij e ka pranuar legjitimitetin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare (AN) Juan Guaido i cili ka shpallur veten president të përkohshëm të Venezuelës tha se mbështet një zgjidhje nëpërmjet dialogut në Venezuelë./ATSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme