E dini që mund të luftoni pagjumësinë me ushqime? Një ekip ekspertësh kanë zbuluar se cilat janë ato ushqime që luftojnë gërhitjen, pagjumësinë, ankthin etj.
Për të fjetur
“Melatonina shkakton gjumë në një shkallë mesatare”,- thotë specialisti i gjumit Steven Feinsilver. Fruta e pasur me melatoninë janë qershitë dhe janë ideale për t’i ngrënë para gjumit. Sipas Dana James, farat e kungullit janë gjithashtu një opsion i mirë. “Ato janë të pasura me magnez, çka ndihmon në relaksimin e muskujve të trupit dhe si rrjedhojë një gjumë të thellë”, tregon ajo. Dhe së fundmi, kokoshkat janë zgjidhja ideale para natës. Ato përmbajnë serotonin, një element kimik që rregullon çrregullimet e ciklit tonë të gjumit.
Për të shmangur makthet
Për të shmangur makthet, duhet të shmangni edhe ushqimet që janë të pasura me magnez, siç është avokadoja dhe zarzavatet me gjete jeshile, si spinaqi. Gjithashtu shmangni edhe djathin, i cili përmban opioid peptides që lodhin imagjinatën.
Për ëndrra me aventura
Nëse kërkoni aventura në ëndrrat tuaja, vendoseni djathin sërish në menu. James thotë se vitamina B6 i bën ëndrrat “më të gjalla”. “Një tjetër burim i pasur me B6 është edhe peshku ton”,- thotë ajo. Bananet gjithashtu.
Për të ndihmuar me gërhitjen
Gërhitja është një efekt i zakonshëm i personave që janë mbipeshë. Në lehtësim të saj mund të vijnë fruta të pasura me vitaminën C, si limoni, portokalli apo grejpfruti shkruan Revista Class
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...