Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha gjatë prezantimit të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, se fushata do të pezullohet ditën e nesërme në respekt të festës së Bajramit. Veliaj tha se kjo ditë do t’i dedikohet mbledhjes së ndihmave për personat e prekur nga tërmeti në Korçë.
“Ne kemi vendosur që ditën e nesërme ta pezullojmë fushatën, duke qenë se është ditë bajrami, ëhstë nga ato ditë q ëmë mir politika mos të flasë. Nesër do bëjmë një tjetër lloj fushate. Mënyra më e mirë është q ëtë bëjmë një fushatënjerëzore e solidariteti me motrat dhe vëllezërit në Korçë me situatën e vështirë që po kalojnë atje. Dua që gjithë Këshilli, deputetë e kandidatë ta përdorin ditën e nesërme si ditë reflektimi. Përballë bashkisë së Tiranës ka një mbishkrim: Ndihma për motrat dhe vëllezërit tanë në Korçë. Për nevoja bazë, ne kemi hapësira dhe mundësi dhe do doja që nesër të fshini gjithçka kishit për fushatë. Do të doja të sillnit jo mbeturina, por të shkonit në market dhe të sillnit diçka të re për të treguar që ne jemi të gjithë një, ne jemi skuadra e Shqipërisë”. /abcnews.al
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...