Janë të pafundme këshillat që specialistët japin për celulitin dhe ushqimet që ndikojnë në të. Nëse vazhdimisht ne jemi të prirur të lexojmë cilat janë ushqimet që ndikojnë negativisht për krijimin e celulitit, një grup specialistësh kanë vënë theksin te ato ushqime të cilat ndihmojnë për të krijuar celulitin. Mësoni cilat janë dhe shmangini sa të mundni.
Supa e konservuar
Supë e konservuar mund të jetë një ushqim i shpejtë dhe i përshtatshëm, por shumica prej tyre përmban një sasi të madhe sheqeri dhe kripe. “Edhe pse lëngu i supës është hidratues, bashkë me të hyn në organizëm një sasi e madhe kripe që është mjaft e dëmshme”,- paralajmëron specialistja Palinksi-Wade. “Edhe pse sasia e ujit nuk e rrit celulitin, mund ta bëjë pamjen e tij më të dukshme.”
Nëse keni nevojë për të ngrohur një supë, lexoni etiketat, këshillon ajo. Domate, kungull, patate e ëmbël, ka të ngjarë të kenë më shumë sheqer se produktet e tjera.
Shmangni përbërësit si sheqer, shurup. Përzgjidhni versionet që janë me bazë supe, të mbushura me perime me kokrra orizi ngjyrë kafe, thotë Palinksi-Wade. “Supat e mbushura me perime përmbajnë lëndë ushqyese që mund të ndihmojnë në luftën kundër inflamacionit, duke ndihmuar uljen e shfaqjes së celulitit”,- thotë ajo.
Buka e bardhë
Produkte të miellit të bardhë; oriz i bardhë, patate të bardha, dhe shumë drithëra të tjera mëngjesi janë të pasura me karbohidrate. Këto ushqime me indeks glicemie të lartë ndikojnë në prodhimin e produkteve që stimulojnë inflamimin, thotë Arthritis.org.
“Kur kërkoni bukë, zgjidhni bukë me drithëra, ose nga mielli i errët”,- thotë Amy Gorin, MS, RDN, themeluese e Amy Gorin Nutrition, në Nju Jork.
Gjiza
Megjithëse është një ushqim i shëndetshëm, gjiza përmban shumë kripë. Ashtu si supa e konservuar, edhe produktet e qumështit me shumë kripë mund të shkaktojnë në trupin tuaj gjendje më fluide, që do të thotë celulit më i dukshëm. Ushqimet me shumë kripër ndikojnë në tharjen e ujit në organizëm dhe kjo do të thotë përkeqëson i celulitit. “Vetëm një filxhan gjizë ka mbi 800 mg kripë”,- thotë Hultin.
Nëse jeni të fiksuar pas produkteve të qumështit, provoni ato pa kripë. “Mund ta shijoni atë me erëza ose fruta, duke marrë ende lëndë ushqyese dhe proteina nga produktet e gjedhit”,- thotë ajo. Ose hani kos grek.
Salca
Është sigurisht më e shëndetshme ta piqni mishin sesa ta skuqni, por sigurisht jo duke e ‘mbytyr’ atë me salca me sheqer. “Ka një lidhje midis sheqerit dhe plakjes së lëkurës, të shkaktuara nga inflamacioni”,- thotë nutricionistja Kenner. Akumulimi i yndyrnave, reduktimi i ujit, glukeni dhe inflamacioni kontribuojnë në formimin e celulitit. Një lugë gjelle salcë me Barbecue mund të ketë 6 gram sheqer. Lexoni etiketat e ushqimit për të gjetur versione më të ulëta me sheqer, kripë dhe kalori. Shmangni të gjitha produktet që përmbajnë fruktozë etj shkruan Revista Class
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve/ Vëmendja në derbin I...
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Trump, Kosova ka krijuar ushtrin...
Edhe Hoti uron Trumpin: Vetëm me SHBA-në, Kosova mund të lëv...
“E ardhmja do të jetë e zjarrtë”, Musk publikon foto me Trum...
Bëhet virale foto e Trump duke lexuar fjalimin e tij të fito...
Shefja e BE-së uron Trumpin dhe e fton të punojnë së bashku