Ditën e sotme pranë rrethit të Doganës, në Tiranë, një makinë është përfshirë nga flakë.
Shkaqet janë ende të paditura, por në pamjet që kanë ardhur pranë redaksisë të Top Channel, makina duket e shkatërruar totalisht nga flakët.
Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje pak minuta pas incidentit, për të fikur flakët e mjetit që mendohet se ka qenë në lëvizje kur ka marrë flakë.
Nga informacionet paraprake ende nuk dihet emri i personit që drejton makinën apo gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjet për të hetuar rreth shkaqeve të incidentit./tch/
Osmani nderon Walkerin me Urdhrin e Lirisë & Pavarësisë
“Kurti u pajtua me skandalet dhe dështimet e ministrave të t...
Kthehen mbrapsht emigrantët, mbërrin në Shëngjin anija itali...
Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e ...
Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të je...
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3