Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur idenë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, që t’i propozohet presidentit Hashim Thaçi për shpalljen hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn.
Në shkrimin e bërë në Facebook, kryeministri Haradinaj ka shkruar se Selman Kadria (1906 – 1938) ishte veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia.
Dhe se me dekorimin e tij do të vlerësohet një figurë emblematike e lëvizjes shqiptare për liri kombëtare.
Postimi i tij i plotë:
E mirëprita idenë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, që t’i propozohet Presidentit për shpalljen Hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn. Selman Kadria (1906 – 1938) ishte veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia Mbretërore dhe me dekorimin e tij do të vlerësohet një figurë emblematike e lëvizjes shqiptare për liri kombëtare!
RH
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës