Google ADS

Petroviq i ankohet ambasadorit Kosnett për ndalimin e zyrtarëve të SLS-së nga Serbi

16:09 | 3 Qershor 2019
L G

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale serbe (SLS), Slobodan Petroviq u takua sot me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe problemet me të cilat përballen komuniteti serb.

Ai me këtë rast shprehu shqetësimin rreth retorikës ndezëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe keqtrajtimin e zyrtarëve të lartë të Partisë së Pavarur Liberale në vendkalimet në Serbi nga pjesëtarë të BIA-s dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Petroviq rikujtoi se aspirata e përbashkët e Partisë së Pavarur Liberale gjatë gjithë këtyre viteve është për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, në mes të të gjitha komunitetet.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme