Sandalet nuk janë mënyra e vetme për ta kombinuar një fustan veror.Ato mund të jenë shumë të bukura dhe të duken jashtëzakonisht elegante kur kombinohen me një fustan veror, por në fund të ditës këmbët do t’iu dhembin dhe do të bëhen me fluska.
Për një opsion shumë më të rehatshëm – dhe krejt të papritur – përpiquni të vishni fustanet me patika.
Madje, një gjë të tillë duket se kanë filluar tashmë ta bëjnë yjet. Javën e kaluar, modelja e njohur Emily Ratajkowski është fotografuar e veshur me një fustan të ngushtë veror me vija që e kishte kombinuar shumë bukur me patika të bardha.
Ajo dukej sa sportive, aq edhe seksi.
Kur vjen te kombinimet e fustaneve dhe patikave, ju mund të provoni të gjitha. Ju mund të vishni një fustan të shkurtër seksi me patika të mëdha që janë shumë në trend ose mund të vishni një fustan të gjatë me patika më klasike.
Madje, mund të provoni edhe fustane më elegante me patika.Cilindo opsion që ta zgjidhni, jemi të sigurt se do të ndiheni shumë seksi dhe mbi të gjitha edhe rehat.Më poshtë po ju sjellim disa kombinime ‘të guximshme’ që do të jenë padyshim trendi i kësaj vere!
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...