Noelina Lopez, bashkëshortja e Jose Antonio Reyes, e ka shkruar një letër të lamtumirës për burrin e saj të ndjerë, i cili humbi jetën të shtunën në një aksident tragjik rrugor, duke shprehur pikëllim e thellë që e ka kapluar.
Lopez u martua në vitin 2017 me ish-futbollistin e Spanjës, Real Madridit, Arsenalit, Sevillës dhe disa skuadrave të tjera, transmeton Gazeta Express.
“Dashuria e jetës sime, unë nuk mund ta duroj këtë dhimbje dhe faktin sesa të vetmuar ndihemi”, shkroi ajo në Instagram.
“Po ma merr vullnetin për të jetuar. Më duhet të të them lamtumirë sot, ama nuk po kam fuqi për ta bërë. Do të të takoj së shpejti, sepse ne do të jemi së bashku në përjetësi”, shkroi ajo.
“Më prit mua sepse do të jemi përsëri familje, kudo që të jesh. Ti bërë një rrugë të gjatë dhe ishe me ata që të thanë jetë, jetën që na la neve. Më ndihmo sepse nuk po mund të parafytyroj jetën pa ty. Më ndihmo të kujdesem për fëmijët. Më jep fuqi sepse nuk kam më”.
“Do të të kem në mendje dhe ti do të jetosh gjithmonë në zemrat tona. Ti na e ofrove jetën më të mirë dhe na lë kujtimet më të mira. Do të më shohësh mua në sytë e Noelias dhe në buzëqeshjen e Trianas. Të dua dhe do të të dua përgjithmonë”, thuhet në fund të letrës së saj. /Gazeta Express
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...