Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në emër të opozitës për 42 personat e arrestuar nga policia në lidhje me protestën e ndjeshme të opozitës.
Paloka është shprehur se prangosja e protestuesve është kryekëput një urdhër politik i Edi Ramës. Madje sipas demokratit shumë qytetarë janë ndaluar në rrugë dhe janë arrestuar, pa patur fare lidhje me protestën.
Nënkryetari i PD-së më tutje ka publikuar dhe videon e përplasjes mes Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish deputetit Bardh Spahia në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, duke thënë se Ministri ka dhunuar dhe vartësit e tij, në përpjekje për të larguar ish deputetin sa më parë pas debatit të fortë që pati me të.
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian