Pas publimit të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, të hënën ka mbajtur takim Këshilli Ministror për Integrim Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmendur gjuhën e përdorur ku kërkohet liberalizim urgjent, shkruan arbresh.info.
“MSA duhet të ec përpara por disa ngecje në zbatim të MSA-së janë të lidhura me mos njohjen e pestë, Kosova mundet me qenë ambicioze dhe u bo gati për statusin e kandidatit. Ajo çka ka ka ardhë mirë të gjithëve është gjuha në raport për urgjencën për liberalizim të bizave”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka thënë se duhet reflektim pas raportit, shkruan arbresh.info.
“Pas publikimit të raportit të vendit nga KE është koha të reflektojmë mbi të gjeturat. Është e rëndësishme që të diskutojmë jo vetëm për gjërat pozitive në raport por edhe ngecjet dhe boshllëqet dhe vetëm në këtë mënyrë do të sigurohemi se nuk do të mbesim pas”, ka thënë ajo.
Hoxha ka përmendur ripërtëritjen e një numër të madh të rekomandimeve.
“Është e papranueshme gjithashtu që një numër i konsiderueshëm i rekomandimeve të raportit për vendin të në përsëriten ndër vite”, ka shtuar ajo./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...