Google ADS

Stoltenberg: Mezi e presim ditën kur Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në NATO

13:52 | 3 Qershor 2019
arbresh.info

“Anëtarësimi në NATO nënkupton prosperitet dhe kur të bëheni anëtare do të merrni pjesë në krijimin e politikave dhe miratimin e vendimeve me votë të njëjtë sikur anëtaret tjera”, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me takimin e sotëm të Këshillit Veriatlantik që është mbajtur në Shkup, Stoltenberg tha se ka biseduar për zhvillimin në reformat e rëndësishme, si sundimin e ligjit, sigurinë dhe sektorin e inteligjencës. Sipas tij, reformat po lëvizin në drejtim të mirë, por porositi që paralelisht me përgatitjet për anëtarësim duhet që të mbahet dinamika re reformave, me mbështetje nga NATO.

“Nëpër historinë e NATO-s, politika jonë e dyerve të hapura është treguar si e suksesshme dhe e ka forcuar edhe Aleancën dhe sigurinë. E presim ditën kur RMV do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s”, theksoi Stoltenberg.

Ai e ka përmendur veçanërisht Marrëveshjen e Prespës si inspirim të veçantë dhe tregoi se duhet që të jetë model për rajonin, që t’i tejkalojnë dallimet dhe për lëvizje drejt të ardhmes së përbashkët.

Në pyetje gazetareske, në lidhje me lajmet e rrejshme, në kontekst të takimit të NATO-s për luftën hibride, sekretari i përgjithshëm tha se për luftë kundër propagandës së këtillë duhet debat të hapur, media të lira dhe gazetarë që do ta shpërndajnë të vërtetën.

“E panë në disa aleatë të NATO-s se ky shfrytëzim i mediave sociale dhe propagandës janë mjet për varrosje të institucioneve demokratike dhe përzihen në proceset e brendshme politike. Kjo është e papranueshme dhe asaj duhet që t’i përgjigjemi, përpara se gjithash me mbrojtje të rrjeteve tona kibernetike, por edhe përgjigje ndaj informatave të rrejshme. Përgjigja më e mirë është që ta shpërndajmë të vërtetën. Kemi fakte, kemi debat të hapur, ndërkaq për atë na duhen media të lira, gazetarë, të cilët do t’i kontrollojnë burimet, me qëndrime të ndryshme në të njëjtën temë. Është e nevojshme që të sigurojmë se përkrahim vlera demokratike të cilat bazohen në Aleancën tonë dhe liritë e mediave që nuk duhet të jenë viktimë e propagandës, por t’i sigurojnë argumentet”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg e ka uruar Zaevin dhe Qeverinë për ashtu siç tha, shkakësinë që të tejkalojë pengesa serioze, të sigurojë zhvillim serioz të demokracisë, zgjedhjet korrekte dhe të lira, debat dhe të sigurojë atmosferë në të cilën gazetarët do të munden të parashtrojnë edhe pyetje të rënda.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev, tha se në këtë drejtim do t’i ndjekin proceset për atë se si vendet e NATO-s i zbatojnë modelet e suksesshme dhe ato modele vendi ynë t’i zbatojë. Këtu i ka theksuar, MPB-në, Mbrojtjen dhe për Shoqëri Informatike dhe Administratë, të cilat ashtu siç tha, punojnë në mbrojtjen kibernetike, në lidhje me lajmet e rrejshme.

Në lidhje me atë nëse Turqia do të jetë pengesë për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO, pasi që ka porositur që t’i dërgohen bashkëpunëtorët e organizatës FETO, Zaev tha se Ankara atë do ta bëjë pasi që të mbarojë procesi i zgjedhjeve në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme