Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka bërë identifikimin e disa familjeve në nevojë, me ç’rast ka organizuar një aktivitet me bazë në komunitet me qëllim të ofrimit të ndihmës ndaj këtyre familjeve.
“Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, ka bërë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe higjenike për 15 familjet e identifikuara.
Angazhimet aktive të policisë në komunitet, në vazhdimësi po reflektojnë filozofinë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të identifikuar dhe zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen komuniteti ç’do ditë. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është rritja e sigurisë dhe ofrimi i ndihmës për komunitetin”, thuhet në njoftimin për media.
Ish-diplomati izraelit: Netanyahu nuk ka ndërmend t’i japë f...
Blick raporton nga Serbia: Sjellje josportive nga tifozët ve...
A ka Izraeli një strategji për kohën e pas luftës?
Konfiskohen 50 fishekë me gaz në një veturë me targa malazez...
Zelensky thotë se rusët kanë tentuar t’i zmbrapsin forcat uk...
Të shtëna në Tennessee: Vritet një person, nëntë të tjerë pl...