Rruga “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë, po shtrohet me asfalt për të dytën herë, pasi herën e parë asfalti i shtruar u pat dëmtuar pas disa muajve. Kësaj here rruga do të zgjerohet dhe në të do të vendosen edhe trotuaret.
Nuk është hera e parë që në Kosovë punimet të zhvillohen dy e tri herë në të njëjtin projekt. Kjo ka ndodhur edhe me rrugën “Pajazit Islami”, ose si quhet ndryshe “Rruga e Vjetër e Fushë Kosovës”. Në këtë rrugë këtë vit po zhvillohen punime të reja, pasi rruga e shtruar në vitin 2017 ishte dëmtuar dukshëm.
Kjo rrugë që lidh Fushë Kosovën me Obiliqin u dëmtua pas disa muajve që u asfaltua. Sipas zyrtarëve të Komunës, dëmtimi i rrugës ka ndodhur për shkak se ajo u shfrytëzua si rrugë alternative nga mjetet e rënda siç janë kamionët. Shumica e vozitësve për t’i ikur rrugës kryesore që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën e përdornin këtë rrugë, e cila është shumë e ngushtë dhe i ishte vendosur një shtresë e hollë asfalti.
Në fund të vitit të kaluar Komuna u detyrua të shpallë tender për zgjerimin dhe asfaltimin e serishëm të kësaj rruge. Pra do të shtrohet një shtresë e re e asfaltit mbi asfaltin aktual të dëmtuar. Tenderin e ka fituar kompania “Shkëmbi” – Drenas, në vlerë prej 68 mijë e 914 eurosh. Pra Komuna ka humbur në këtë rast një shumë të madhe të mjeteve [AC1] që ishin investuar në këtë rrugë herën e parë. Kjo rrugë ka qenë pjesë e një tenderi ku përfshiheshin edhe disa rrugë tjera lokale. Kontrata ishte nënshkruar më 19 qershor 2017 dhe atë e pati fituar kompania “Trasing Group”. Vlera totale e kontratës ka qenë 128 mijë e 474 euro.
Për punimet që ishin zhvilluar në këtë rrugë “Preportr”-it i qenë ankuar banorët e kësaj rruge. Ata patën thënë se rruga duhet të zgjerohet dhe në të duhet të ketë edhe trotuar pasi banorët po rrezikoheshin nga automjetet. Kërkesat e tyre janë marrë parasysh nga Komuna, sepse përveç zgjerimit rruga do të ketë edhe trotuare. “Përveç asfaltimit projekti përmban edhe trotuar. Punimet janë duke u zhvilluar dhe ato pritet të përfundojnë brenda vitit 2019”, thotë Ali Topalli, zëdhënës i Komunës së Fushë Kosovës.
Sipas kontratës, në rrugën “Pajazit Islami” do të bëhet asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës me gjatësi 1800 metra dhe gjerësi gjashtë metra. Sipas paramasave të paraqitura nga operatori ekonomik, ndër të tjera parashihet të bëhet gërmimi i dheut nga tri metra në anën e djathtë të rrugës në gjatësinë prej 1600 metrash dhe thellësi 40 centimetra. Ndërsa në anën e majtë të rrugës do të bëhet gërmimi i dheut katër metra në gjatësi prej 200 metrash dhe thellësi 40 centimetra. Parashihet të bëhet edhe punimi i trotuarit me trashësi 20 centimetra dhe gjerësi 0.75 metra me material prej gurit të thyer gëlqerorë 0-60 milimetra në total 360 metra katrorë. Gjithashtu do të bëhet gërryerja e asfaltit në disa pozicione të nevojshme, sipas terrenit përafërsisht 1600 metra katrorë.
Ekipi i “Preportr”-it ka dalë në terren për të parë vazhdimësinë e këtyre punimeve. Aktualisht po punohet në zgjerimin e rrugës dhe pjesa e rrugës që do të zgjerohet është gërryer dhe po shtrohet në zhavorr. Zëdhënësi Topalli thotë se ndërtimi dhe zgjerimi i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin e banorëve të dy komunave, por edhe të tjerëve që e përdorin këtë atë. /Çohu/Preportr
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...