Blerim Latifi, ky Nakdomonic kohës tonë
Shkruan: Mustafë Kadriaj
Duke qenë në përfundim të muajt më domethënës (Ramzani) për myslimanët dhe në prag të festës po aq domethënëse (Bajrami) nuk është në edukatën e një besimtari që ti prishet zemra e aq më shumë jemi të obliguar që edhe kur të na ofendojnë në këtë muaj të iu bëjmë me dije që jemi me agjërim qe nuk jemi të interesuar me ra në nivel të ofenduesit. Para se me tregu se cka mu kujtua poezia e poetit dhe atdhetarit Gjergj Fishta kur i drejtohet Dom Ndoc Nikajt si Nakdomonici siç thotë edhe shkrimtari dhe poeti Ismail Kadare (në poezin Mall) seç mu kujtu thënia e Heraklitit për dreq. Zotrote due të ju bëj me dije ju dhe llojit tuaj që tani më s’kemi çka vrasim mendjen se çka doni ju dhe ku ju dhemb pra ju po ju pengon çdo gje islame por mos e gënjeni opinionin që në emër të laicitetit sepse pikërisht iu e keni dëmtuar laicitetin e them sepse meqë po flisni për laicitet dhe për dije perëndimi dhe miqtë e Kosovës dëshmua që Londrën ia besuan një myslimani po ashtu SHBA votuan një president me ngjyrë dhe me prejardhje myslimanë e besoj që këto shtete janë me laike dhe më të emancipuar se ju besoi që pajtoheni sepse dija dhe shkenca por edhe orientimi i Botës vjen nga këto dy superfuqi. Po ashtu shkëlqesi sa per dijeni në perëndim nuk intereson askujt se në çka beson dhe si lutet por me qenë frytdhënës në shoqëri ndërsa ju nuk ju bëri përshtypje suksesi i Xherdan Shaqirit por lutja e ti që sipas juve i gjithë suksesi i tij shkoi kot sipas kapacitetit tuaj po ashtu juve qe ju ka pengu foto e tryezave me iftar duke i ofenduar besimtaret dhe barshkumbësat në nivel te kafshëve kjo tregon për kapacitetin tuaj intelektual si dhe edukimin tuaj pra ju vetëm sociolog nuk mund të jeni sepse nuk po keni njohur për besimin dhe shoqërinë tuaj. Po ashtu ju deri në reagimin tuaj te fundit jeni deklaruar si këshilltar i kryeparalemtarit që me këtë duke ju bër me dije atyre qe ju i ofendoni që keni kujdes se këshilltar i kujt jam por si duket në këtë rast ia keni prish matematikën politike atë që e këshilloni sepse krye parlamentari njëherit është lider partie politikë si duket ju paska ngreh veshin sepse mbështetjen e kërkon po nga këta qytetar të pashkolluar po ashtu që janë në nivel të kafshëve sipas vlerësimit tuaj. Ju kujtoj që keni dështuar si profesionist dhe aq më shumë si këshilltar po ashtu si intelektual që ia mbani vetit. Të gjitha këto ju kujtove vetëm që të ju bëj me dije ju dhe opinionit pse ju dhashë epitetin Nakdomenici që pamarre parasysh vlerat që i bart ky popull del ndonjë Nakdomenic i llojit tuaj ne çdo kohë. Po e përfundoj reagimin me disa vargje të poetit dhe patriotit Gjergj Fishta. Ti me gjasë, Nakdo Monici S’din si ecë n‘këtë jetë “cicmici”…… Eh! zotni, t’ngjatët Zoti jetën! Pa shikoje ni herë kuletën, E ajo ty ka me t’kallxue Se shka t’zit ti kë fitue….
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...