Avokatët e serbëve të arrestuar në veri paraqesin ankesa në Gjykatën Themelore

10:13 | 3 Qershor 2019
Arbresh.info

Ankesa e avokatëve vjen pas vendimit për paraburgim prej 30 ditësh për të arrestuarit në veri gjatë aksionit të Policisë së Kosovës.

Avokatët e 11 serbëve të arrestuar gjatë aksionit të policisë së Kosovës në veri kanë paralajmëruar për sot paraqitjen e ankesave në Gjykatën Themelore në Prishtinë të cilët janë dërguar në paraburgim për 30 ditë, shkruan “Novosti”, transmeton lajmi.net.

Një vendim për ta mund të pritet gjatë javës së ardhshme.

Kurse, në qendrën mjekësore në veri të Mitrovicës ende janë duke marrë trajtim gjashtë serbë të cilët kanë pësuar lëndime gjatë aksionit të policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Në mesin e tyre është edhe Dejan Dimiç, pjestar i UNMIK-ut së bashku me rusin Mihail Krasnoçenko të cilët ishin arrestuar në Zubin Potok.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme