Labinotë Ademi-Murtezi i bashkohet Vetëvendosjes

10:11 | 3 Qershor 2019
L G

Ish-deputetja Labinotë Demi-Murtezi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.  Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, vet kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti, arbresh.info.

“Ajo u anëtarësua në Lëvizjen tonë. Me prejardhje është nga Gjilani ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme (mjekësi e përgjithshme). Vazhdimisht është kyçur në jetën publike, me aktivitete kulturore e shkollore si nxënëse, me ç’rast ka qenë edhe kryetare e të gjitha shkollave të mesme të qytetit. Pastaj, si studente ka qenë aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e grave”, ka shkruar Kurti.

Ai, ka folur edhe për biografinë e Ademi-Murtezit, ku ka shkruar se ajo ka marrë pjesë në disa kurse e trajnime specialistike, ka qenë asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan, Drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e mandej edhe deputete në legjislaturën e kaluar të Kuvendit.

“Znj. Labinote dëshiron të kontribuojë për daljen nga kriza e shtetit dhe për ndryshimet progresiste të cilat i sheh të mundshme vetëm me VETËVENDOSJE!-n e të domosdoshme për Kosovën”, ka shkruar tutje Kurti.

Labinotë Demi-Murtezi ,është letrare dhe albanologe, ka përfunduar Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme