Ju njoftojmë se ditën e enjte, 6 qershor 2019, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës personale të piktores Lebibe Topalli-Shabani, e titulluar “Freeling”.
Emërtimi i tillë i ekspozitës së piktores Topalli, është bërë qëllimshëm për të paraqitur një artiste grua që tregon guxim, vendosmëri, forcë, dhe jo vetëm. Një titull i tillë shërben edhe për treguar barazinë e gjithanshme ndërmjet gjinive, mashkull-femër/burrë-grua, fenomen ky të cilin shoqëria jonë si duket ende heziton që ta pranoj si të mirëqenë.
Njeriu në përgjithësi, e mbase gruaja shqiptare në veçanti?! historikisht nuk i ka gëzuar të drejtat e njëjta në raport me gjininë e kundërt.
Prandaj, edhe veprat që do të ekspozohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, përçojnë një mesazh ekspresiv që sinkronizohet edhe me vet karakterin e piktores Lebibe Topalli-Shabani.
Ky cikël i punimeve prej dhjetë pikturash të formateve të mëdha që do të ekspozohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, është vazhdim i fushatës së saj senzibilizuese në lidhje me të drejtat e grave në shoqërinë tonë, ashtu siç e kanë bërë edhe shumë organizata e institucione të ndryshme në Kosovë.
Ndryshe, znj. Lebibe Topalli-Shabani është nga qyteti i Ferizajt. Fakultetin e Arteve – Dega Pikturë, e ka mbaruar në në Universitetin e Evropës Jug-Lindore-Tetovë, ndërkaq studimet Master në Universitetin e Prishtinës, po ashtu për Pikturë, në klasën e Prof. Sabedin Etemi. Deri më sot, ka realizuar 7 ekspozita personale (Kosovë, Francë, Zvicër e Shqipëri) dhe është pjesëmarrëse në një sërë ekspozitash kolektive.
Ekspozita ka për kurator prof. Kamuran Goranci, ligjërues në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...